Takimi me Ramën, Duka: Pse më ftoi për kafe Kryeministri

Takimet e krerëve të partive që janë në opozitë me Kryeministrin Edi Rama, shihet si krijime të reja koalicionesh.

E tillë është menduar dhe një foto që qarkulloi në rrjete sociale, ku u pa ditën e djeshme në një takim informal me kreun e PAA-së, Agron Duka, si dhe ish-deputetin Ndre Legisi, në hotel “Rogner”, kreu i qeverisë.

Por vetë Duka, e ka shprehur më parë se është në opozitë. Takimi djeshëm, sipas kreut të PAA-së, ka qenë një ftesë e Kryeministrit Rama për të pirë një kafe me Dukën kur janë takuar në festimet e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Pas ceremonisë festive në Kamzë, Kryeministri Rama më pyeti nëse mund të pinim një kafe bashkë. Unë iu përgjigja pozitivisht, sepse ne jemi kundërshtarë politikë, por jo armiq. Atëherë, më tha, takohemi në ‘Rogner’ dhe kështu u bë”, tha Duka.

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?