Takimi me raporterët e Venecias, Halimi: Shqetësim që drafti s’u miratua me konsensus

Raporterët e Komisionit të Venecias kanë shprehur shqetësimin lidhur me mosdakordësinë e palëve politike për të dalë me një draft të përbashkët për reformën në drejtësi.

Deputetit i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, duke folur pas takimit tha se qeveria kërkon ta kapë drejtësinë, ndërsa PD synon forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Halimi: Shprehëm shqetësimin tonë lidhur me proçesin në të cilin u hartua drafti i njëanshëm nga ana e ekspertëve të mazhorancës, këmbënguljen e opozitës që të shkonim në Komisionin e Venecias me një draft të përbashkët, i cili të respektojë një më një të 138 paragrafët e opinionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Pati dhe propozime dhe diskutime nga raporterët e komisionit të Venecias, të cilët shkëmbyen qëndrimet e tyre me ekspertët e opozitës, të cilat kanë të bëjnë qoftë me thjeshtim e skemës institucionale, qoftë edhe me daljen nga ky proçesi i emërimit të gjithë numrit të zyrtarëve të drejtësisë me 3/5. Nga raporterët vërehet shqetësimi se palët ishin larg një dialogu konstruktiv me palët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?