Takimi me reporteren e Shqipërisë në PE, Gjosha: Të rikthejmë shtetin në shinat Kushtetuese
Këtë të premte opozita u takua me reporteren e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabele Santos. Përmes një postimi në facebook, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se shteti duhet që të rikthehet në shinat Kushtetues. “Reforma zgjedhore është një prioritet që nuk mund të minohet nga mazhoranca me makinacione fallcifikimesh dhe kapjesh të pushtetit gjyqësor”,-shkruan ish-deputetja e LSI-së.
Postimi i plotë
Ishte kënaqësi sot të takohesha me Raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, znj. Isabele Santos. Shpreha qëndrimin tonë të palëkundur për celjen e bisedimeve për anëtarësim në mënyrë që të rikthejmë shtetin në shinat Kushtetuese dhe ligjore. Reforma zgjedhore është një prioritet që nuk mund të minohet nga mazhoranca me makinacione fallcifikimesh dhe kapjesh të pushtetit gjyqësor.