Takimi me shefin e NATO-s, Presidenti Begaj tregon fotot e vizitës

Këtë të martë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi vizitën e parë jashtë vendit. Ai u prit në Bruksel nga shefi i NATO-s. Me këtë rast, kreu i shtetit ka ndarë edhe foto nga takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Sot pata kënaqësinë të takoja në Selinë Qendrore të NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm, z. Jens Stoltenberg, me të cilin diskutuam mbi prioritetet e zgjerimit të Aleancës dhe rolin stabilizues që Shqipëria do të vazhdojë të luajë në rajon”,-shkruan Begaj.

SHKARKO APP