Takimi me Varhelyin, nënkryetarja e PD-së Tabaku: Qeveria e papërgatitur për nisjen e negociatave me BE

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në qendër të diskutimit ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Tabaku shprehu shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat.

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Gjatë takimit Tabaku u shpreh se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit. Ajo përmendi raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të takimit, Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?