Takimi me “Venecian”, Vokshi: Qeveria kërkon të kontrollojë mediat online
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë në një prononcim për mediat, pas takimit me përfaqësues të komisionit të Venecias për ligjin “Anti-shpifje”. Vokshi tha se PD është kundër këtij ligji, pasi Rama po mundohet që të kontrollojë mediat online kritike kundër tij dhe aferave të tij. Ajo shtoi se këto dy ligje duhet të anulohen pasi nuk ka nevojë të ekzistojnë, sepse ligji aktual i parashikon të gjitha rastet. “Kundër paketës anti-shpifje. Ligji për AMA dhe AKEP janë hartuar në mënyrë jo transparente. Për të kontrolluar median online. Pasi kjo media ka bërë publike aferat e Ramës me krimin. Qendrimi i opozitës është se këto dy ligje duhet të anulohen. Çdo gjë e parashikon ligji aktual, s’ka nevojë për ligje të reja. AMA dhe AKEP kontrollohen nga qeveria dhe përmes tyre po mundohet të kontrollohen mediat online. Ka emëruar në krye të AMA krahun e tij të djathtë, kreun e protokollit të tij”.