Takimi me Vjosa Osmanin, Rama: Për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri
Politikë E Hënë, 4 Shtator 2023 16:02
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kreu i qeverisë në një reagim të shkurtër në Facebook, ka publikuar disa foto, ku shkruan se takimi u bë edhe për të ardhmen e patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri.
”Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”,-shkruan Rama.