Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: Biseduam për sfidat në PD

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar më shumë për takimin me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. ”E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit. E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë”.

Postimi i plotë

Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim. Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës.

Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.

SHKARKO APP