Takimi me Yuri Kim, Meta: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të dielë, u pyet për takimin e tij për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe sa i përket marrëdhënieve me diplomaten dhe nëse kjo e fundit e kishte cekur aleancën e tij me Berishën.

Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë ndërsa sa i përket Berishës, ish-presidenti Meta preferoi t’i shmangej pyetjes.

“Unë mund t’iu them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATOS. Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA. Dhe kemi patur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese, këtë mund të thosha”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?