Takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë, Rama: Sot janë një histori krenarie kombëtare dhe qytetarie europiane

Në prag të takimit me shqiptarët në Athinë, dhe në vorbullën e qëndrimeve të politikës greke, kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto në Facebook.

”Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”,-shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nënvizon se shqiptarët e greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM. Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?