Takimi në Hagë me ish-drejtuesit e UÇK-së, Veliaj: Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve

Pas takimit me ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së në Hagë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thekson se beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve. Në një status në twitter, Veliaj shkruan se ajo betejë ndali spastrimin etnik nga ushtria serbe dhe solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

“Me mikun e mirë Enver Hoxhaj për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK-së. Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit”, nënvizon Veliaj.

Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryebashkiaku Erion Veliaj takoi sot në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?