Takimi në Konispol, Luan Rama: Fermerët të braktisur dhe Qeveria kundër tyre
Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Intyegrim në qarkun e Vlorës, Luan Rama, duke marrë shkas nga një takim që ai zhvilloi në Mursi të Konospolit, deklaron se fermerët janë jo vetëm të braktisur, por dhe vetë qeveria “Rama” është kundër tyre.
“Në Mursi të Konispolit:
FERMERËT E BRAKTISUR
DHE QEVERIA KUNDËR TYRE …
Në Mursi, njësoj si në Xarrë dhe si në të gjithë bashkinë e Konispolit, fermerët janë të braktisur e të harruar.
Qeveria është kundër tyre, sepse për katër vjet me rradhë jo vetëm që askush nuk është kujtuar për ta, por edhe sepse politikat qeverisëse në thelb janë politika antipopullore e në dëm të interesave kombëtare.
Isha sot mes njerëzve të mirë të Mursisë e dëgjova nga ata për mungesat e theksuara në infrastrukturën e ujitjes së tokës, të rrjetit kullues, të rrugëve dhe me kryesorja; linja elektrike 10kv, tërësisht e amortizuar.
Problem i madh për të gjithë banorët e bashkisë së Konispolit është mungesa e infrastrukturës për grumbullimin, përpunimin dhe tregëtimin e agrumeve dhe të prodhimeve të tokës së tyre të begatë, trajnimi i fermerëve për balancën ushqimore, përdorimin e pesticideve etj.
Mungesa e subvencionimit për dëmet e shkatuara nga fatekeqësitë natyrore, është dëshmia më qartë e braktisjes nga qeveria, ndaj 25 prilli është dita e gjykimit dhe e ndëshkimit popullor të qeverisë shërbëtore e oligarkëve”, shprehet zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.
Në Mursi të Konispolit:
FERMERËT E BRAKTISUR
DHE QEVERIA KUNDËR TYRE …Në Mursi, njësoj si në Xarrë dhe si në të…
Pubblicato da Luan Rama su Domenica 4 aprile 2021