Takimi në Kretë, Balla: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët

Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla thotë se në takimin e së shtunës në Kretë do të marrin pjesë emigrantët shqiptarë pa asnjë dallim.
Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm që kanë shqiptarët në këtë zonë, ndërsa përmendi faktin se në disa qytete në Kretë mbahen edhe klasa në gjuhën shqipe.
Balla e cilësoi votën e diasporës si një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe një borxh të kthyer nga ana e shtetit për të gjithë ndihmën e tyre ndër vite.
”E kemi përzgjedhur takimin këtu me bashkëatdhetarët nisur nga suksesi i tyre këtu, për t’i falenderuar dhe bërë bashkë. Lajmi i bukur nga Kreta nesër është se do të jenë gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, të majtë apo të djathtë.
Zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, por mandati i të cilave do t’i japë Shqipërisë anëtarësimin në BE dhe pasaportën e një qytetari të BE. Kjo është arsye pse jemi bërë të gjithë bashkë”, u shpreh Balla.