LSI do në listat parlamentare përfaqësimin e grave me 50 %
LSI synon që të forcojë rolin e gruas në këtë forcë politike. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha gjatë një takimi të zhvilluar në Lushnje u shpreh se tashmë synim mbetet që edhe në listat parlamentare të ketë 50% gra.
“Ajo që duam të bëjmë tani është që dhe në listat tona parlamentare të ketë 50 % gra por duhen njerëz me vizion dhe arsimim me qëllim që LSI të ketë një zë të fuqishëm brenda parlamentit shqiptar”- u shpreh Gjosha.
Gjithashtu, ajo theksoi se LSI-ja është forca politike më konstruktive dhe që i ofron qytetarëve siguri dhe platforma të bashkëpunimit.
“Pa konsensus, dialog dhe mirëkuptim Shqipëria nuk mund të ecë përpara”- tha Klajda Gjosha
Nënkryetarja e LGI-së, Brunilda Paskali, tha se LSI-ja është forca politike ku gratë dhe vajzat mund të bëjnë karrierë politike .
KOHA JONË SONDAZH

