Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe Kryeministra

Sot Lulzim Basha ishte te Presidenti Republikës. Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Presidenti e ka pritur kryetarin e PD-së, pikërisht në sallën ceremoniale ku ai pret vetëm Presidentë dhe Kryeministra.

Mesazhi ishte i qartë mes rrjeshtave të njoftimit pas takimiti si dhe nga fotot e shpërndara. Nënteksti i mesazhit është se Bashës po i vjen pushteti si kryeministër kurse Rama po ikën nga pushteti.

Këtë e përforcon edhe fakti se para nisjes së takimit zyrtar, Presidenti Meta i ka treguar kryetarit të PD-së edhe pikturën e Besëlidhjes së Lezhës, që ndodhet pikërisht në qendër të sallës ceremoniale, që Kreu i Shtetit përdor për pritjen e personaliteteve më të larta shtetërore vendas dhe të huaj.

Mëqënëse kryeministri i sotëm, Rama sulmon dhe anatemon Ilir Metën si zyrë opozite, Presidenti ia ka kthyer me të njëjtin stil përgjigjen.

Për shumë shihni pamjet e fiksuara nga takimi i sotëm në Presidencë nga agjencia fotografike e lajmeve, LSA:

SHKARKO APP