Takimi për stërvitjen e ushtrisë amerikane, Meta: Besimi i popullit për NATO-n, e njëjtë me vokacionin europian

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Europë, Presidenti Ilir Meta ka reaguar gjithashtu përmes një postimi në facebook pas mbledhje së Këshillit Kombëtar.

Kreu i shtetit e ka cilësuar një takim të frytshëm, atë me Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, ku u diskutua për stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”. Për aleancën me NATO-n, Meta thotë se populli shqiptar e beson, siç është edhe vokacioni europian mes shqiptarëve.

”NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.

SHKARKO APP