Takimi Rama-Vuçiç në Bruksel, Rruga e Kombit “përfundon” në Beograd

Dy kryeministrat, a i Shqipërisë dhe i i Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç, u takuan sërish bashkë në Bruksel këtë të martë, për të diskutuar  “mbi projektet e përbashkëta në infrastrukturë.”

Ata “shprehën dëshirën e mirë të dy vendeve që t’i bashkohen projekteve aktuale mbi infrastrukturën gjatë një takimi të ditës së sotme në Bruksel,” – njoftoi në një deklaratë për shtyp pas takimit qeveria serbe. Në këtë takim morën pjesë gjashtë kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Sipas pretendimeve zyrtare të qeverisë serbe, “Serbia do të japë mbështetjen e saj financiare në ndërtimin e hekurudhës Beograd-Podgoricë-Shkodër, sikurse edhe në atë të autostradës, Nis-Prishtina-Durrës.”   –  Shpresoj që të kemi mirëkuptimin e vendeve të Bashkimit Europian për të mbështetur vendet e këtij rajoni,” – theksoi Vuçiç dhe shtoi se “se të tilla projekte mund të përmirësojnë situatën ekonomike të dy vendeve tona.”

Sakaq, kryeministri shqiptar Edi Rama  u shpreh se pala shqiptare “është gati të fillojë nga puna mbi këto projekte,” duke shtuar se kjo mund të jetë edhe “një shenjë e mirë mbi marrëdhëniet  mes Serbisë e Shqipërisë,” – thuhet në deklaratën e qeverisë serbe. –  “Dikur Francezët dhe Gjermanët nisën të punonin së bashku për të ardhmen e Europës, kështu që edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor,” – mësohet të jetë shprehur Kryeministri Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, në Bruksel të martën  Vuçiç do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian, si dhe do të jetë pjesëmarrës në një raund tjetër të bisedimeve mbi negociatat me Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?