Takimi ”rrufe” Rama-Kurti. Shkak sulmet kibernetike, por edhe çështja Serbi-Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të martë, një takim të pa planifikuar prej 2 orësh me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kurti la përgjysmë një konferencë për mediat në Prishtinë dhe u nis për në Tiranë. Ai tha se ka diçka urgjente kur doli nervoz. Zyra e tij s’dha detaje.

Dy vendet janë përballur sëfundmi me sulme të forta kibernetike. Shqipëria për këtë ka shkëputur marrëdhëniet me Iranin, pasi këtë e akuzon drejtëpërdrejtë, ndërsa Kosova nuk e ka emëruar ende fajtorin.

Nga ana tjetër, Rama ka insistuar që Kosova t’i bashkohet nismës rajonale ”Open Balkan”, ndërsa Kurti ka thënë se nuk mund të bëhet një iniciative që ka nisur pa Kosovën në Novi Sad dhe në të cilën dominon Serbia.

Po ashtu një arsye tjetër për të cilën u bë takimi ”rrufe”, është edhe marrëveshja Kosovë-Serbi, e cila po kërkohet që të ndodhë shpejt. Në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të Francës e Gjermanisë, të cilët me gjasë po kërkojnë ujdi mes dy vendeve. Por sot Vuçiç tha në Kuvendin e Serbisë, sesa të jetë ai në krye të shtetit, nuk do të ketë njohje të Kosovës.

Kurse më 12 tetor, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

SHKARKO APP