Takimi Shqipëri- Kosovë. Rama: Të hiqen vizat për Kosovën. Ky është turp për Europën (FOTO)
Dy qeveritë shqiptare mblidhen sot në Tiranë dhe në axhendë është parashikuar diskutimi i 11 marrëveshjeve. Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në orën 10: 45 para Pallatit të Kongreseve aty ku do të mbahet dhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Duke uruar bashkëqytetarët “Andej dhe këndej bjeshkëve”, kryeministri Edi Rama i cili hapi mbledhjen e përbashkët të 2 qeverive, tha se kjo mbledhje “ndodh në kohën e duhur dhe është përmbushje e një urdhërese madhore të kohës, politikbërjes reale”.
“Shqiptarët duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash dhe kërkojnë thjesht atë çka u takon dhe çfarë u ka njohur të drejtave të tyre
Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës pas asaj që u zhvillua në Prizren më 11 janar të vitit që shkoi do të diskutohet për bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës pas asaj që u zhvillua në Prizren më 11 janar të vitit që shkoi do të diskutohet:
1. Për bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2.Do të firmoset Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”
3.Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave “.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës
Sipas axhendës së bërë publike nga qeveria shqiptare,në orën 10:40 zhvillohet pritja zyrtare për delegacionin e Qeverisë së Kosovës në Pallatin e Kongreseve.
Mbledhja e dy qeverive nis në orën 11:00, një orë më pas në orën 12:00 zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.
Dhe në 12:20 do të zhvillohet konferenca e përbashkët pë shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ditën e sotme të rëndësishme për hedhjen e të tjerë hapave përbashkues.
Ndërsa shefi i qeverisë kosovare Isa Mustafa tha dje se “dy shtetet shqiptare asnjëherë deri më tani nuk e kanë pasur situatën më të përshtatshme në shtëpi, por edhe atë rajonale e ndërkombëtare, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat”.