Takohen Doshi dhe Frroku, ndajnë aksionet e një biznesi?
Deputeti Mark Frroku dhe deputeti Tom Doshi janë takuar së bashku në mjediset e brendshme të hotel Sheraton. Lajmi për këtë takim, i cili është larg syrit të kamerave është njoftuar nga dëshmitarë okularë.
Takimi i kërkuar për të diskutuar mbi ndarjen e aksioneve të një biznesi emrat e të dyve janë përfshirë në çështjen kryesore që po merr sot vëmendjen e publikut dhe është kthyer në luftë politike, atë të akuzës së Doshit për një atentat që është organizuar ndaj tij.
Më herët, Frroku pati deklaruar se pas përfshirjes së emrit të tij në mënyrë të pavërtetë e të padrejtë nga Doshi, miqësia e tyre nuk mund të vazhdojë më.
“Jam takuar me Doshin për 10 minuta. Nuk kemi pirë kafe, jemi takuar për të ndarë cështjen e biznesit që kemi pasur bashkë te Rruga e Durrësit. Kemi biseduar vetëm për këtë cështje dhe jo për akuzat e Tomës lidhur me planin për vrasjen e tij. Gjithçka di për akuzat e Tom Doshit i kam thënë në prokurori dhe nuk i lëviz asnjë presje”, ka thënë Mark Frroku
KOHA JONË SONDAZH

