Takoi Kryeministrin në zyrat e Kuvendit, nënë Liza: Nuk besoj gjallë, fjalët i merr era!

Nëna Liza, banore e zonës së 5 Majit që proteston prej javësh për banesën e saj, takoi  kryeministrin Rama në një nga zyrat e Parlamentit.

Në një prononcim për mediat, e moshuara tha se nuk i beson ato çka bisedoi me Ramën, pasi do një kontratë të firmosur me vulë.

Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, i kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. Si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo.

SHKARKO APP