Taksat e reja në Bashkinë e Tiranës

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 30 dhjetor për të miratuar taksat dhe tarifat e reja për banorët e kryeqytetit. Në total janë 11 taksa e tarifa, që nga shtëpitë e banimit e deri te pronat që ata posedojnë. Ndërkohë një taksë e re që pritet të miratohet është ajo për infrastrukturën arsimore, e cila nuk është gjë tjetër veçse ish­taksa e gjelbërimit, vlera e së cilës mbetet e pandryshueshme, 1800 lekë në vit. Kjo taksë do përdoret për rikonstruksionin e objekteve arsimore. Përjashtim nga pagesa e saj bëjnë pensionistët, veteranët, invalidët e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit dhe të sëmurët tetra e paraplegjikë. Më poshtë tabela me taksat e reja. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?