Talat Xhaferi zgjidhet sërish kryetar Parlamenti në Maqedoninë e Veriut
Talat Xhaferi është zgjedhur sërish Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut edhe për një tjetër legjislaturë.
Votimi në Parlament pas zgjedhjeve të 15 korrikut, është bërë pas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së për formimin e koalicionit qeverisës.
Miratimi i kandidaturës së Xhaferit është bërë me 62 vota pro dhe 43 kundër.
Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E majta dy dhe PDSH-ja 1.
KOHA JONË SONDAZH

