Talebanët kanë më shumë avionë e helikopterë se 10 shtete të NATO-s

Tërheqja e amerikanëve dhe forcave aleate nga Afganistani nuk kishte si të shkonte më keq. Talebanët tashmë zotërojnë një forcë ajrore me vlerë dhjetëra miliona dollarëshe, përfshirë avionë sulmues dhe helikopterë amerikanë. Ata kanë tani më shumë mjete fluturuese se 10 shtete anëtare të NATO-s.

Forcat ajrore afgane kishin 167 helikopterë e aeroplanë, ndërsa 46 prej tyre janë dërguar në Uzbekistan për të mos rënë në duart e talebanëve. Forcat amerikane i kanë bërë të papërdorshëm 73 helikopterë e avionë të tjerë.

Kjo nënkupton që 48 helikopterë e aeroplanë janë marrë nga talebanët, duke bërë që grupi të ketë më shumë mjete fluturuese ushtarake se 10 shtete të NATO-s.

Këto shtete janë: Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Sllovenia.

Gjatë muajve të fundit, militantët kanë marrë nën kontroll dhjetëra baza të rëndësishme ajrore nga Bagrami në Mazar-i-Sharif dhe së fundi fluturuan me një helikopter 6-milionësh të tipit Black Hawk.

Raportohet se udhëheqësit e talebanëve i kanë urdhëruar trupat që të kërkojnë pilotë të forcave të shpërbëra ajrore të Afganistanit, të cilët kanë marrë trajnime të shtrenjta nga ShBA-ja dhe aleatët.

Të martën, talebanët e morën kontrollin edhe në aeroportin e Kabulit dhe u panë në avionin transportues, Hercules, që kushton 14 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.

Numri i helikopterëve e aeroplanëve të talebanëve në krahasim me vendet e NATO-s: /Express/

SHKARKO APP