Moda e re/Tani bankat po vidhen edhe me eksploziv
Nuk ndalojnë vjedhjet e bankave. Vidhen në mes të aeroportit, vendit më të sigurtë në vend. Po vidhen tani edhe me eksploziv.
Një bankë është sulmuar dhe grabitur gjatë natës në qytetin e Kavajës.
Grabitësit kanë shpërthyer derën me eksploziv dhe kanë arritur të hyjnë brenda duke marrë 10 milionë lekë.
Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e autorëve.
As në Rinas nuk u gjetën milionat e eurove. Megjithëse këto “lekët e xhepit” i gjen policia!
KOHA JONË SONDAZH

