Tanja Fajon: Faleminderit Erion Veliaj!
Eurodeputetja Tanja Fajon deklaroi sot se vizitën e saj në Shqipëri e përmbylli me përfaqësuesit e këshillit të të rinjve nga Bashkia e Tiranës.
Kështu, në një postim në statusin e saj ne Facebook, ajo shprehet: “Vizitë në #shqipëri duke përfunduar me përfaqësuesit e këshillit të të rinjve nga bashkia e #tiran. Me të rinjtë shqiptarë e kam ndarë historinë time dhe të përpiqemi të inkurajojmë ata të jenë më aktivë si qytetarët”.
“Faleminderit Erion Veliaj & #tiran për pritjen e ngrohtë, si gjithmonë në Shqipëri ☺ #sloinalb”, shkruan gjithashtu eurodeputetja Tanja Fajon, duke postuar dhe foto nga këshilli Bashkiak i Tiranës duke folur me të rinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

