Targa me çip i jep mundësi qeverisë të përgjojë qytetarët
Shqipëria do të bëhet i dyti vend në botë që do të aplikojë sistemin e targave të makinave me çip. Vendi i parë dhe i vetëm është Azerjbaxhani, një vend autokrat i drejtuar nga presidenti Ilham Aliyev.
Kompania që është ofruar për instalimin e këtij sistemi është përmes një koncesioni nga i cili mendon të fitojë 95 milionë euro është “Porta Saber Albania”.
Kompania mëmë “Porta Saber Ltd” e ka aplikuar këtë sistem tashmë në Azerbajxhan. Kompani të tjera ua kanë ofruar targat me çip disa prej vendeve më të zhvilluara, por janë refuzuar për të mundësisë që u jep ky sistem qeverive për të përgjuar qytetarët.
Me anë të instalimit të çipit në targën e makinës, mund të shihet në çdo kohë vendndodhja e automjetit.
I gjithë shqetësimi i tij ka të bëjë me këtë fakt: Kush do t’i aksesojë të dhënat personale dhe si do të ruhen ato.
Kompania që është ofruar për koncesionin dhe zyrtarë të Ministrisë së Transporteve janë shprehur publikisht se instalimi i çipit bëhet për të rritur sigurinë në rrugë.
Por deri tani asnjëra palë nuk ka argumentuar se si do ta rrisë sigurinë një pajisje elektronike që vendoset në targën e makinës dhe mbart vetëm të dhënat personale të automjetit dhe të pronarit të saj. /Lapsi/
KOHA JONË SONDAZH

