Tatimet nuk falin as kompleksin e famshëm në Tiranë, mbyllet “Taivani”
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar mbrëmjen e të enjtes (1 gusht) kompleksin Taivan në qendër të Tiranës për mungesë të kuponit tatimor.
Mbyllja është njoftuar nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe në një postim në Instagram, ku njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks.
Taivani është kapur për të dytën herë radhazi pa kupon tatimor në të gjitha tavolinat dhe kjo e ka çuar drejt bllokimit nga Tatimorët.
Ky subjekt është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit.
https://www.instagram.com/p/B0pnHg3Hsi5/