Taulant Balla: Ai është presidenti, e respektojmë, kurse ne jemi shumica
Një ditë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal, ku bashkëpunimi Presidencë-qeveri shkaktoi ‘zhurmë’ në arenën politike, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla iu kthehu përgjigje të gjithë zërave që ai i quajti ‘xhelozë’, ndërsa nënvizoi faktin se me presidentin Ilir Meta nuk kanë asnjë marrëdhënie të re, përveç faktit se ai përfaqëson Presidencën dhe PS shumicën. Po ashtu, duke u kthyer tek akuzat e opozitës jashtëparlamentare, Balla tha se kjo e fundit ka lëshuar akuza pa fakte.
“I gjithë protokolli i masave shtrënguese lëvizjes ishte i domosdoshëm. Pas Italisë, ne ishim të dytët që mbyllëm shkollat. Pa ato masa nuk do ishim sot. 99% e shqiptarëve duhen falënderuar sot për durimin e treguar, Mjekët dhe infermierët, shërbimi epidemiologjik shqiptar, që shkojnë shtëpi më shtëpi e vatër me vatër, i falënderoj. Gjatë këtyre 37 ditëve, përveç luftës me armikun e padukshëm u zhvillua edhe këtu në sallë një betejë me panikun që tentuan që hapnin përfaqësues të opozitës rrugore. Hall më të madh për një vend se të kesh një opozitë që të kundërshtojë thirrjet për higjienën dhe të qëndrojë në shtëpi, s’mund të ketë. Më pas nisi një histeri për testet masive, që e rrëzoi OBSH dhe më pas shkuan deri tek fshehja e vdekjeve, nën udhëheqjen e doktor vdekjeve. Po mirë ju në Shqipëri jetoni? Apo jeni turistë. Unë njoh një turist, por se dija juve. Po ku e fsheh shqiptari njeriun e vdekur? Shqiptari ka disa zakone ku dhe në këto ditë të vështira lufte, janë respektuar një më në rregullat. Si mund të dalin një njeri që ka qenë president i këtij vendi , nga mëngjesi deri në darkë e të flasë se po fshihen kufomat. Thirrja ime për kolegët e opozitës parlamentare, me të cilët kemi bashkëpunuar dhe do të bashkojmë, hiqni dorë nga kjo lloj histerie dhe kjo politikë paniku! Jashtë panikut është një doktoreshë, e cila nuk gjen rast pa rënë në dukej për idiotësitë e saj. Tek Astirit bëri të vdekur një njeri që ishte si kokrra e mollës. Dhe në tërmet bëri të vdekur, apo dhe deri dje në 70 mijë punonjës të fasonerive. Ndoshta e kuptoj që të jesh në opozitë duhet të kritikosh qeverinë. Do ta ktheja pas gjithçka nëse nuk do ta kishim zgjatur situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Ju do të na vinit ë na kërkonit se pse nuk e zgjasim këtë situatë. Po si ka mundësi që jetoni në një kruarat të vogël. Ty të rrofshin mustaqet (I drejtohet Gjuzit) Ti je dhe mashtrues. Të kam njoftuar me telefon dhe më ke thënë dhe ‘faleminderit’. Më ke thënë dhe më shkruaj tek numri tjetër. S’ke faj ti. Që të vazhdoj fjalën time…Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që me zgjatjen e këtij operacioni humanitar ne do të vazhdojmë përgjatë kësaj kohe të asistojmë familjet që janë realisht në nevojë. Dhe për të gjithë ato skena xhelozie. Nuk ka asnjë marrëdhënie të re dhe të vjetër me ilir metën. Ai është presidenti i republikës. Ne jemi shumica. Patjetër që padyshim, ne kemi komunikuar dhe me institucionin e president dhe mos të zgjasim procedurat. Prej ditës së djeshme, me ndryshimet dhe sanksionet kemi kodin e ri.”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

