Taulant Balla: Basha po paguan kostot politike të Saliut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen “Toyota Yaris”, për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Taulant Balla tha se Basha po “korr atë që mbolli” me akuzat që bëri për të cilat u dënua për shpifje.

Balla thotë se tashmë Basha së bashku me Berishën do të paguajnë kostot e atyre se çfarë kanë bërë në të kaluarën.

Kemi qenë në këtë korridor të Kuvendit të Shqipërisë, më pak se 4 vite më parë, në 2018 ose 2019 ku zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë se ishte gënjeshtër. E vërteta vonon por nuk harron. Sot jemi në kushtet ku thuajse gjithë kjo histori është zbardhur. Personi që më ka akuzuar mua tashmë është në listën e personave që kanë dijeni për këtë çështje. Jam i kënaqur që historia 30-vjeçare e kultivuar nga Berisha, që hidh akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit, po merr goditjen e duhur. Nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë si babai i tij politik, sot jemi në kushtet ku Basha, duhet të paguajë kostot. Ishte gënjeshtër, Luli me dijeni apo pa dijeni dëmtoi një aksion policor. Nuk kam asnjë dijeni për çështjen se çfarë ka deklaruar Basha në SPAK. Jam krenar që fitova betejën time me Bashën. Tani se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, çtë mbjellësh do të korrësh. Edhe Luli dhe Saliu po korrin atë që kanë mbjellur”, – tha Balla.

SHKARKO APP