Taulant Balla: Birrat “Korça” dhe “Tirana” janë më të mirat

Taulant Balla theksoi sot nga Elbasani se shqiptarët duhet të bëhen sa më shumë patriotë sa i takon faktit që të konsumojnë produktet “Made in Albania”. Madje ai nuk ka pa përmendur edhe faktin se dy birrat, prodhim shqiptar, Birra Korça dhe Birra Tirana janë ato që pëlqehen nga konsumtarët dhe që duhet të promovohen për t’u konsumuar.

“Ajo që është me rëndësi dhe që duhet të bëhemi sa më shumë patriotë, është që të konsumojmë sa më shumë produkte ‘Made in Albania’. Më mirë bëni më shumë reklamë Birrën Korça, apo Birrën Tirana, se sa të pijeve të huaja. Jam i sigurt se Birra Korça dhe Birra Tirana janë dhe më cilësore dhe më të freskëta. Madje dhe shqiptarët i pëlqejnë.”, -tha Balla.

Dy birrat shqiptare po njohin supër zhvillim qëkur drejtohen si biznese nga Irfan Hysenbelliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?