Taulant Balla: Do të dialogojmë me opozitën për Presidentin e ri

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e Partisë Socialiste. Balla ka dhënë detaje nga diskutimet brenda grupit parlamentar, ku është diskutuar edhe për Presidentin e ri. Sipas Ballës, deputetëve në grupin parlamentar i është kërkuar që të bëjnë propozime konkrete për emrin e ri të Presidentit, qoftë edhe konfidenciale.

Çdo deputet i PS gjatë gjithë fundjavës duhet të jetë prezent në territor për të marrë vendime që lidhen me angazhimin e deputetëve. Më 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, për çështjet në rend dite kemi diskutuar. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron drita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces. Ky proces duhet të jetë i hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, që të kemi gati ato që mund të jenë kandidatura të mundshme për t’u mbështetur më pas me firmat”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?