Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm, Berisha: Është person nën hetim penal, rendi në duart e bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Taulant Ballës, i cili pritet të marrë frenat e Ministrisë së Brendshme.

“Në emërimin e Taulant Ballës në krye të rendit për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar emërohet ministër një person që ka dy hetime penale të hapura njërin ndërkombëtar dhe tjetrin kombëtar. Është akuzuar si pritës i 5 mln eurove para të sjella në Shqipëri me Toyota Yaris, por kjo nuk është mbyllur në Belgjikë ku ai hetohet për dosjen në fjalë”,-u shpreh Berisha.

Berisha denoncoi edhe ndërhyrjet e Taulant Ballës në komisariatin e Krujës ku disa vite më parë liroi djalin e ish-deputeti socialist Rrahman Rraja. Sips tij, Taulant Balla është i implikuar sëbashku me Lulzim Bashën në afër e Toyota Yaris, si dhe shtoi se me këtë emërim Edi Rama po e kthen Shqipërinë në parajsën e trafiqeve dhe larjes së parave.

SHKARKO APP