Taulant Balla flet për seancën në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit: Pala jonë do të shkojë në gjykatë
Kreu i grupit parlarmentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka folur lidhur me seancën në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balla tha se përfaqësuesit e shumicës parlamentare do të marrin pjesë në seancë për të parashtruar provat. Më tej, ai shtoi se procedura në rast të shkarkimit të Presidentit është shumë e qartë, ndërkohë që kujtoi se në mes të prillit fillon dhe procedura normale në rastin e paracaktuara nga Kushtetuta, duke qenë se Presidentit Meta i mbaron mandati në korrik.
“Detyra ime si kreu i grupit të shumicës në parlamentin e Shqipërisë. Më 18 janar zhvillohet një seancë e gjykatës kushtetuese. Pala jonë mban përgjegjësi që të shkojë në gjykatën kushtetuese dhe të mbrojë qëndrimin. Një përfaqësi do jetë në seancë për të parashtruar provat. Nuk e di kur Gjykata Kushtetuese do shprehet për vendimmarrjen. Ajo që kemi gjetur ne në raportin e komisionit hetimor janë fakte dhe prova. Në momentin e shkarkimit të presidentit, kryetari i kuvendit ushtron kompetencat e presidentit, dhe menjëherë fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Procedura është shumë e qartë. Por në mes të prillit të këtij viti fillon procedura normale, në rastin e paracaktuar nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në një nga javët e ardhshme të Kuvendit do të zërë dhe kjo çështje vend”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

