Taulant Balla: Gjykatësit të mbyllin kapitullin e mosndëshkimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me autorët e zjarrvënieve gjatë këti sezoni veror në të gjithë territorin e vendit.

Reagim i Ballës:

“Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?