Taulant Balla i përgjigjet Blushit

Pretendimet e Ben Blushit të ngritura nga Ben Blushin në Asamblenë e sotme janë hedhur poshtë nga deputeti Taulant Balla, pjesë e Grupit të Punës për Zgjedhjet brenda PS-së.

“Nuk është e vërtetë që nuk bëhen zgjedhje sepse ne jemi të detyruar për edhe shkak të anëtarësisë që kemi tek euro-socialistët që të zhvillojmë zgjedhjet dhe ne aktualisht po shqyrtojmë modalitetet e zgjedhjes së kryetarit”, tha Balla.

Për Ballën, mandati i Ramës në krye të PS-së u konfirmua nga vota popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandati i kryetarit është një mandat i konfirmuar për shkak të votës popullore”, tha Balla duke premtuar se libri i rregllave të PS do të jetë shumë i qartë për funksionimin e strukturave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një gënjeshtër të thuhet se nuk ka zgjedhje në PS.

Sot PS i ka hapur rrugë një procesi ku të gjitha organet drejtuese do të hyjnë në një proces zgjedhor”, shtoi Balla.

Sa i përket kritikave të Blushit për ekonominë, atyre u dha përgjigje ministri Arben Ahmetaj.

Sa i takon ekonomisë, një nga arsyet e fitores së 21 Qershorit është ekonomia.

Më vjen keq që Blushi iu referua sikur ekonomia ishte në rënie.

Për këtë ka statistika përballë qëndrime emocionale”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?