Taulant Balla: Kallëzim të ri në SPAK për audio-përgjimin e publikuar për vrasjet e 21 janarit
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste do të depozitojë në SPAK një tjetër kallëzim për vrasjet e 21 janarit.
“PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit, 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Në dritën e provave të reja, siç është audio-përgjimi që është bërë publik, bazuar edhe në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është ende në prokurorinë e Tiranës, ne nxisim SPAK ta hetojë këtë çështje. Në ditët në vijim, PS do të ketë kallëzimin e saj”, tha Balla paraditen e sotme para gazetarëve.