Taulant Balla komenton propozimin e PD për ndryshimet kushtetuese: Jemi gati të diskutojmë pa kushte

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca është e gatshme për të diskutuar propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese, sa i takon, reformës territoriale, asaj zgjedhore si edhe vetingut të politikanëve.

Në një deklaratë për mediet, Balla tha se ndonëse u shpreh se nuk është njohur edhe në detaje me këto propozime, Balla tha se është për t’u vlerësuar se fakti që në parlament kemi një opozitë që ushtron mandatin me propozime konkrete.

Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga grupi PD. Në aspektin formal propozimet të përmbushin kushtet që përcakton rregullorja. Dua të ritheksoj se është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete. Nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS ka shprehur gatishmëri për të diskutuar çdo çështje pa kushte, më pas kur të marrin procedurë parlamentare, do të kemi pozicionet tona që do të burojë mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve”, u shpreh Balla.

SHKARKO APP