Taulant Balla mbjell pemë në Lushnjë: Jo më fushata me postera që vendosen nëpër mure

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka mbjellë ditën e sotme pemë në Lushnjë.

Balla është shprehur se kjo fushatë do të mbahet mend si fushata që i bën mirë mjedisit dhe se historia e kahershme të posterave që viheshin nëpër mure të marrë fund.

Kemi transferuar nga fondi ynë i fushatës një pjesë të mirë të shumës për mbjellje të pemëve në çdo bashki. Jam shumë i kënaqur që në Lushnje numri i pemëve të mbjella deri tani është i lartë dhe be do të vazhdojmë me intensitet deri më 14 maj për t’u kujtuar kjo fushatë si një nga fushatat që i bën mirë mjedisit dhe t’i japim fund historisë së kahershme të posterave që viheshin nëpër mure deri kur të vinte fushata tjetër“, është shprehur Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?