Taulant Balla me Policinë e Dibrës: Goditje kirurgjikale deri në çrrënjosje, fenomenit të dhunës në familje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore në Dibër, se parandalimi dhe goditja e ashpër e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij.

“Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmosin që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të ngrihet në nivelin e pritshmërisë shoqërore të një vendi europian, për goditjen kirurgjikale deri në çrrënjosje të dhunës në familje, ku gratë bien viktimë e barbarisë së burrave. Çdo grua, çdo vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj për ndihmë tek Policia e Shtetit është hapi i duhur jetik, për çlirimin nga makthi përpara se sa të jetë shumë vonë dhe për fitoren mbi padrejtësinë ekstreme të dhunës”, theksoi Balla. Më tej ai shtoi se Policia dhe jo vetëm, duhet të ndryshojë mënyrën e reagimit ndaj këtij fenomeni që mbetet shqetësues.

“Një qasje e re proaktive në luftën me këtë fenomen të huaj për kohën, vendin dhe Europën ku jetojmë, do të jetë prioritet absolut në punën tonë të përditshme për qytetarët dhe me qytetarët”, tha Balla.

SHKARKO APP