Taulant Balla merr nesër detyrën e ministrit të Brendshëm, mister kush do jetë kreu i grupit të PS
Taulant Balla pritet që të marrë ditën e nesërme postin e Ministrit të Brendshëm, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.
Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, kryeministri Edi Rama propozoi një profili të lartë politik si Balla për zyrën e ministrit të Brendshëm, propozim që u dekretua nga Presidenti Begaj.
Por teksa Balla po shkon drejt Ministrisë së Brendshme, ende nuk dihet se kush do të jetë kreu i ri i grupit parlamentar të PS-së.