Taulant Balla: Ministria e Brendshme do të kërkojë marrjen në administrim të pikave kufitare

Taulant Balla është shprehur se do të propozojë në mbledhjen e qeverisë marrjen në administrim të pikave kufitare, nga Ministria e Brendshme.

“Dua të ndaj me ju informacionin se po punojmë për një qasje të re në pikat e kalimit kufitar. Si Ministri e Brendshme, do të kërkojmë marrjen në administrim për t’i dhënë fund lloj lloj ndërtimesh që gjenden në hapësirat e kalimit kufitar dhe përmirësimin e shërbimit. Edhe pika e Bllatës do të ketë në vëmendjen tonë për përmirësimin e shërbimit”, tha Balla nga Dibra.

 

SHKARKO APP