Taulant Balla: Morëm masa që kur virusi u shfaq në Kinë. Fajin e ka Saliu

Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas komenteve për ligjet Anti-KÇK, sulmet ndaj Presidentit dhe mbrojtjen e reformave të mëdha të qeverisë së tij, u shfaq sot edhe si ekspert i shëndetësisë.

Në një prononcim për mediat, Taulant Balla siguroi qytetarët që nuk ka asnjë vend për panik për koronavirusin.

Balla tha se Shqipëria ka marrë masat pa ardhur ende virusi në Europën. Ai tha se qeveria “Rama” u vu në lëvizje që ne momentin që u shfaqën rastet e para në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi qetësoi qytetarët, Balla nuk harroi të sulmoi Sali Berishën dhe opozitën. Sipas tij, Berisha ka fajin për përhapjen e panikut për koronavirusin në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën cdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej në Europë. Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapsirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas agjendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, sic është Pallati i Kongreseve, për çdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese.” u shpreh Balla.

Po ashtu ai ndërsa kritikoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili, sipas tij, sa herë ka ngjarje është burimi i gjithë alarmeve për vendin.

“Dua të them dy fjalë, personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi. Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karatantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor. Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi. Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH. Dua t’i them cdo qytetari anashkaloni lajmet e rreme të çdo qytetari dixhital apo regjistrimi zanor. Duhet të jemi të sigurtë se qeveria po bën gjithçka duhet dhe strukturat në të gjithë territorin po kryen verifikimin e duhur”, u shpreh Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?