Taulant Balla në Bruksel, vetëm pak minuta larg shpërthimeve
Në Bruksel ndodhet edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili po merrte pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai shkruan se ishte vetëm disa minuta larg shpërthimit të sotëm.
“Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet më shume forcë për të goditur terrorizmin. Janë të pabesë!”, shkruan ai.
KOHA JONË SONDAZH

