Taulant Balla në gjimnazin e Mamurrasit, apel nxënësve: Mos bini pre e aktiviteteve kriminale!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vizitoi shkollën e mesme të Mamurrasit ku pa nga afër zbatimin e masave për Paketën e Sigurisë në Shkolla dhe mbi problematikat.

Në takimin me stafin arsimor të shkollës, Balla theksoi se shkolla e vetme e mesme e Mamurrasit është një institucion për të cilin Policia e Shtetit dhe Komisariati i Policisë Vendore ka një vëmendje të veçantë, edhe për shkak të vendndodhjes që ka.

Ndaj edhe përcaktimi i perimetrit të sigurisë, duhet të përfshijë të gjitha rrugët, rrugicat që të sjellin për në shkollë. Kështu që për mua është merak i veçantë që edhe në Mamurras, të garantojmë prindërit tuaj, të cilët na e kanë besuar ne këtë detyrë që, jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë shkollës, mos bini pre e ndonjë aktiviteti kriminal kryesisht në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, e cila është një sfidë e madhe e gjithë shoqërisë sonë. Kështu që ftoj kolektivin arsimor, drejtuesit e arsimit dhe patjetër me mbështetjen e pakursyer të kryetares tuaj të palodhur të bashkisë që ta fitojmë këtë betejë dhe t’i mbrojmë fëmijët nga çdo lloj fenomeni, sepse përveç fenomenit që përmenda janë edhe fenomene të tjera, është fenomeni i bullizmit apo fenomene të tjera të caktuara”, theksoi Balla.

SHKARKO APP