Taulant Balla: Nëse shkarkohet Ilir Meta më 18 janar, vendin e tij e merr Lindita Nikolla

Taulant Balla pyetet në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nëse ndodh me 18 janar 2022, pra a ka Partia Socialiste një emër për këtë post.

Balla nuk dha emër konkret, por u shpreh se Kuvendi do të fillojë procedurat për zgjedhjen e kreu të ri të shtetit në muajin prill nëse nuk do të ketë një shkarkim të Presidentit Meta nga Gjykata Kushtetuese me 18 janar. Nëse do të kemi një shkarkim, Balla theksoi se nuk do të ketë vakum ligjor pasi Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson dhe si zgjidhet kreu i ri.

Kjo nuk është një pyetje që unë mund ti jap përgjigje sot. Ajo që ne kemi thënë që prej ditës së parë pas miratimit të shkarkimit, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë. Ne do të respektojmë çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese. Do të mirëpresim vendimin dhe nuk do të bëjmë asnjë koment. Ne kemi vendosur një standard të cilin e respektojmë tashmë, nuk komentojmë vendimet e gjykatave por vetëm i zbatojmë ato. Ne jemi shprehur dhe qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe në kemi votuar për shkarkimin e tij, por nga ai moment nuk kemi dhënë asnjë koment pasi nuk i bën mirë çështjes.

Gjykata Kushtetuese sipas afateve dhe të shprehet në fund të janarit ose në mes të shkurtit për rastin në fjalë. Kjo është një çështje që e ka përgjigjen e vet, Në fillim të muajit prill kuvendi i Shqipërisë do të hyjë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nëse do të ketë shkarkim kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson. Si rregull e merr drejtimin kryetari i Kuendit. Me pas nisin procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, pra nuk do të ketë vakum ligjor”, tha Balla.

SHKARKO APP