Taulant Balla për Berishën: Mos u habisni kur të shpallet non-grata edhe nga BE-ja
Kreu i Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Sali Berisha, Balla tha se protesta e Berishës nuk bëhet as për qeverinë, as për popullin, por për interesat e tij personale.
Ndër të tjera, Balla foli për mundësinë që pas SHBA-ve e Britanisë, Berisha të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Evropian.
“Është e vonuar protesta e aleatit të Putin, rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën e Metës dhe Berishës. Protestat e Berishës janë keqardhje e madhe. Protesta s’ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike, protesta ka të bëjë me hallin personal të Sali Berishës. Mos u habisin që të shpallet së shpejti non grata edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Balla nga festa e ullirit në Roskovec.