Taulant Balla publikon pamjet kur tre të rinj grabisin xhiron ditore në një pikë karburanti (VIDEO)
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet kur tre persona nën kërcënimin e një arme imituese silenciator vodhën lekë e celular dhe më pas xhiron ditore të një pike karburanti.
“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës“, shkruan Balla.