Taulant Balla reagon për Kryemadhin, por nuk u përgjigjet akuzave për tenderat e rrugëve
Kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla ka reaguar sot ndaj akuzave të kryetares së LSI-së. Në një deklaratë në Facebook, Balla thotë se uron që LSI të mos ketë fatin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në emisionin “Opinion”, Monika Kryemadhi tha se hetimi në rrugën Tiranë-Elbasan u fokusua te njerëzit e LSI, pas një sherri që pati për lekët Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.
“Monika do rrezoje Edi Ramen me deputetet e PS???? Uroj sinqerisht qe LSI parlamentare te mos e kete mandatin si rrugen Tirane-Elbasan, nje shembje andej nje renie ketej e nje keputje aty e nje shkeputje ketu???”,- tha Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

