Taulant Balla: Reflektim i madh i Berishës që nuk vuri firmën për mocionin për Kryeministrin
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse në qershor nuk hapen negociatat e anëtarësimit.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha sot në parlament se kërkesa që është paraqitur në Kuvend është pa firmën e Berishës. Sipas tij, ky është një reflektim dhe hap i madh për Berishën.
“Aspekti formal i kërkesës për mocion me debat urgjent nuk përmbushet.
Dua ta falënderoj propozuesin që në kërkesën që kanë depozituar në Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media se nuk është firma e non gratës.
Dhe pse në media ka qarkulluar një kërkesë tjetër me firmën e tij, ky është reflektim i madh e ju përshëndes që keni hequr dorë nga kërkesa me firmën e non grata-s se e dini që ajo refuzohet menjëherë.
Ky është hap i madh, e keni kuptuar që mos sillni më kërkesa.
Nuk do miratohet kjo kërkesë nga ana jonë.
E para më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë, e dyta nëse doni instrument parlamentar për t’u sqaruar për këtë çështje keni mundësinë të përdorni interpelancën, seancën e pyetjeve, por mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë, Shqipëria të ketë të drejtë të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, kjo është në të drejtën tonë“, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

